Zëvendësdrejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ka përdorur një gjuhë të papranueshme për deputeten e Listës “Guxo” Daorsa Kica-Xhelili, teksa i përgjigjej kësaj të fundit për replikën si kryetare e Komisionit parlamentar për media, në një nga mbledhjet ku është disktuar për televizionin publik. 

Në një përgjigje nën cilësinë e zyrtarit të RTK-së, Shala i është referuar Xhelilit si “Doarsa bukuroshja” dhe ka dalë jashtë kotekstit profesional në vijimin e replikës. Në një status në Facebook, Shala shkruan se ‘Doarsa bukuroshja’ e ka mendjen vetëm tek ai dhe prandaj flet për të, madje ai e fton edhe për një takim për drekë apo për darkë, ku i premton se do ‘të kënaqen’ bashkë me mikeshat. 

“Doarsa bukuroshja paska fol mbrame prap për mu. Shumë bre ka qef me ma përmend emnin. Po më duket vetëm te unë e ka mendjen! A e caktojmë një takim Doarsë, për drekë a për darkë a? Që don i thrrasim edhe ato mikeshat e tua në RTK! Knaqemi edhe t’kallxoj krejt për RTK-në, edhe nime e kupton çka është RTK-ja! E miqt e RTK-së?! Jo valla s’pi thrrasim! Kallxom, kur po dalim, Doarsë!”- shkruante Shala, ditën e premte.

fax web