Siç u raportua nga Reuters, një ekip i dedikuar inxhinierësh dhe punonjësish cyber security do të funksionojnë si kontrollues të të dhënave të amerikanëve, të cilat do të ruhen në serverat e Oracle sipas marrëveshjes së bërë, dhe nuk do të jenë nën mbikëqyrjen e TikTok.

Një raportim nga BuzzFeed News tregon se ky projekt njihet në brendësi të kompanisë si “Project Texas”, një referencë për vendndodhjen e zyrave të Oracle në Texas. Kjo kompani do të vendosë kontrolle të reja për të penguar aksesin e TikTok në të dhënat e qytetarëve të SHBA, dhe një gjë e tillë pritet të rikriojhet më vonë dhe në Evropë.

Kjo marrëveshje u nxit pas dënimit që presidenti Trump bëri ndaj aplikacionit TikTok, me pretendimet se të dhënat e amerikanëve po përdoreshin nga qeveria kineze. Oracle tashmë do të jetë “partneri i besuar teknologjik” i TikTok në SHBA.

TikTok e apeloi këtë vendim, dhe pas largimit të presidentit Trump nga Shtëpia e Bardhë një gjykatës mori vendimin se administrata e tij i kishte tejkaluar kompetencat.