Home TEKNOLOGJI TikTok zgjeron gjatësinë maksimale të videove deri në 10 minuta

TikTok zgjeron gjatësinë maksimale të videove deri në 10 minuta

17

TikTok nisi hapat e saja të para si një platformë për publikimin e videove të formatit të shkurtër, mirëpo me kalimin e kohës ajo po e zgjeron limitin maksimal për regjistrimet gjithnjë e më shumë.

Në korrik u prezantuan videot 3 minutëshe, mirëpo në update-in e fundit ky limitim do të shkojë deri në 10 minuta. Disa përdorues e morrën këtë njoftim përmes njoftimit që erdhi nga aplikacioni.

Ne po mendojmë gjithnjë për mënyra të reja se si mund të rrisim vlerat në komunitetin tonë për të pasuruar eksperiencën në TikTok.” tha një zëdhënës i kompanisë. “Vitin e kaluar, ne prezantuam videot me format më të gjatë, duke i dhënë komunitetit tonë më tepër kohë për të krijuar dhe për të kënaqur ndjekësit e tyre. Sot ne jemi tepër të emocionuar për të prezantuar aftësinë për të publikuar video që janë të gjata deri në 10 minuta, që ne besojmë se do të zgjerojë akoma dhe më tepër mundësitë krijuese të personave nga e gjithë bota.”

Me lejimin e publikimit të videove të gjata deri në 10 minuta, TikTok bëhet një konkurrent i drejtpërdrejtë me YouTube, duke rritur kështu numrin e përdoruesve me moshë të madhe në aplikacion.

Në mënyrë ironike, ndërkohë që TikTok tenton të zgjerojë gjatësinë e videove në platformë, rivalët e saj janë duke bërë kërejtësisht të kundërtën me ReelsShorts apo Spotlight.