Nga data 4 deri në 7 gusht u mbajt në Prishtinë edicioni i tretë i festivalit të organizuar nga Dua dhe Dukagjin Lipa, ‘Sunny Hill’. Disa nga emrat më në zë në skenën ndërkombëtare si J Balvin, Skepta, Mahmood, Diplo performuan krah artistëve më IN shqiptarë.
Për 4 ditë Dua Lipa qëndroi në Prishtinë duke marrë pjesë në aktivetet të ndryshme që drejtuan sytë e gjithë botës nga Kosova për 4 ditë. Tashmë “Sunny Hill” vjen edhe në Shqipëri.
Por atmosfera do të vijojë sërish në Tiranë, ku më datë 26 të këtij muaji do të vijë në kryeqytetin tonë festivali i këngëtares së famshme.
Dua Lipa ka publikuar në Instastory postimin e faqes zyrtare të festivalet ku thuhet: “Tirana a jeni gati?”
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2022/08/tirana-221x400.jpg)
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)