Klubi i Tiranës ka arritur marrëveshjen me ekipin e Legias së Warsaw-ës për shitjen e sulmuesit bardheblu Ernest Muçi. Njoftimi zyrtar është bërë publik përmes faqes zyrtare të ekipit kryeqytetas në facebook, ku thuhet se talenti 20-vjeçar luajti ndeshjen e fundit ditën e djeshme me ekipin e Tiranës, për të nisur shumë shpejt aventurën e tij të re në Poloni.

Njoftimi i plotë: Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin Legia Ëarsaë për lojtarin Ernest Muci. Klubi Polak pikasi sulmuesin bardheblu dhe menjëhere zyrtarizoi një ofertë për ta patur atë pjesë të tij. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampione vendi.

Klubi i Futbollit Tirana dhe Akademia e saj tregoi sërish se është një makineri talentesh dhe trampolina më e mirë drejt suksesit. Talenti bardheblu 20 vjecar luajti ditën e djeshme ndeshjen e tij të fundit me fanellën tonë. Nga dita e sotme, lojtari i KF Tirana është I lirë pas marrëveshjes së firmosur mes palëve.

Fax