TIRANË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish.

Sipas policisë një makinë me drejtues A.K ka aksidentuar një 73-vjeçar, R.S i cili lëvizte me biçikletë.

73-vjeçari është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

•Me datë 16.03.2021, në rrugën “Mine Peza” mjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin R. S., 73 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel