Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 22 urdhër arreste për goditjen e kontrabandës përmes operacionit ‘Posta’.Deti në këto momente janë 14 të prangosur. Operacioni nga Tatimet, doganat dhe sektori i krimit ekonomik në prokurori.

I gjithë aktiviteti në faqet online te paregjistruara të pa fiskalizuara të cikat bënin evazion fiskal në vlera miliona euro. Aktualisht po zbatohen vendimet e gjykatës. Bëhet fjalë për një skemë kontrabandë me shitjet online dhe kryesisht për materiale si kozmetike, veshje dhe aksesorë.

Urdhër arrestet të prokurorit Bledar Valikaj, të miratuara nga gjykata, vjen si vazhdim i operacionit të nëntorit të vitit të kur u zbuluan 6 magazina industriale në kryeqytet që merreshin me kontrabandë mashallash tekstile duke shmangur detyrimet tatimore dhe kryer evazion fiskal.

Këto magazina kishin krijuar një skemë kontrabande që ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit. Shitjet bëheshin në të gjithë Ballkanin.

Në magazinat e bllokuara janë sekuestruar pakon e mallrave kontrabandë, pa faturë fiskale. Të arrestuarit në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga  Shqipëria në mënyrë kontrabandë pa iu nënshtruar tarifimit doganor dhe duke shmangur detyrimet tatimore.

Nga kontrolli  është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjislacionit përkatës. Kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që e zhvillonin konkurrencë të pandershme krahasuar me bizneset e rregullta.

Lajm në përditësim…