Një tjetër aksident është shënuar pak më parë në aksin rrugor Elbasan-Librazh në fshatin Xibrakë. Dy automjete janë përplasur mes tyre dhe kanë pësuar dëme material. Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar por aksidenti ka shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën verifikimin e pasojave të aksidentit.
Kujtojmë që vetëm dy orë më parë një autobus rrezikoi të dilte nga rruga dhe të përfundonte në greminë në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit.