Nuk kanë fund gafat dhe gabimet e presidentit amerikan. Të premten, Joe Biden njoftoi se kishte urdhëruar ushtrinë të vazhdonte me dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Të paktën kështu mendoi të thoshte.

Mirëpo, në deklaratat që ka bërë në Shtëpinë e Bardhë, përballë kryeministres të Italisë Giorgia Meloni, Biden u ngatërrua duke thënë Ukraina dhe jo Gaza.

Situata u sqarua më vonë nga zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, i cili tha se presidenti “i referohej Gazës”.