Ekuadori ka deklaruar se vaksinimi kundër Covid-19 do të bëhet i detyrueshëm. BBC raporton se vaksinimi i detyrueshëm në Ekuador është i nevojshëm për shkak të rritjes së infeksioneve dhe përhapjes së varianteve të tilla si Omicron.
Ministria e shëndetësisë tha se kishte doza të mjaftueshme për të “imunizuar të gjithë popullsinë”. Ata që kanë një justifikim mjekësor do të përjashtohen.Të gjithë të tjerët të moshës pesë vjeç e lart duhet të vaksinohen. Ministria tha se vaksinat ishin një “mburojë mbrojtjeje” kundër virusit, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të rënda, shtrimeve në spital dhe vdekjeve.
Deri më sot, 77.2% e popullsisë së kualifikuar i janë dhënë dy doza.
