Një avion i kompanisë “Ryanair”, i nisur nga Mançester, është detyruar të bëjë ulje emergjente në Francë pasi shpërtheu zjarr në bord.

Avioni u ngrit nga Mançester në orën 18:33 të së hënës dhe kishte destinacion Faro në Portugali, ku pritej të mbërrinte në orën 21:30. Pak më shumë se një orë pasi ishte ngritur, pilotët e Boeing 737-8AS nga 12 mijë metra lartësi u detyruan të ulen në 2 mijë metra mbi kanalin e La Manshit.

Më pas, avioni u detyrua të ulej në Brest, në veri të Francës, pak pas orës 19:30, ku menjëherë në pistë u prit nga zjarrfikësit dhe automjetet e policisë.

Për fat të mirë, asnjë nga personat në bord nuk pësoi lëndime, ndërsa pavarësisht rregullave strikte të pandemisë, ata u lejuan të udhëtojnë menjëherë drejt Portugalisë me një tjetër avion.