Fabjan Topollaj i partisë Bindja Demokratike në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj  tha se “Shqipëria ka sot problemin kryesor një politikë të mbyllur që në të dy krahët ka frymëzuar sistemin e kryetarokracisë”.

Sipas tij “Rrotacioni është i pamjaftueshëm pasi do të vijë një e keqe më e vogël që do të përfaqësojë të njëjtin sistem”.

 Topollaj thotë se “Shqipëria, ka nevojë imediate për një pol tjetër opozitar, alternativë opozitare që të kërkojë ndryshimin thelbësor të sistemit politik në Shqipëri dhe jo vetëm rrotacionin”.

Fabjan Topollaj: Shqipëria ka sot problemin kryesor një politikë të mbyllur që në të dy krahët ka frymëzuar sistemin e kryetarokracisë. Rrotacioni është i pamjaftueshëm pasi do të vijë një e keqe më e vogël që do të përfaqësojë të njëjtin sistem. Opozita nuk ka pasur sukses gjatë këtyre viteve pasi ka pasur të njëjtin model politik. Palët zihen për të marr posin kryesor që është kryeministri. Ne mendojmë që Shqipëria, ka nevojë imediate për një pol tjetër opozitar, alternativë opozitare që të kërkojë ndryshimin thelbësor të sistemit politik në Shqipëri dhe jo vetëm rrotacionin. Opozita shqiptare ka 10 vite që nuk e mund dot maxhorancën pasi këkron vetëm rrotacionin.”Ne synojmë të mbledhim të gjitha ato vota edhe pse kjo qeveri e ka trashur aq shumë llumin prapë nuk ka vajtur të votojë opozitën.”, tha ai.