Katër fëmijë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar rëndë pasi një kështjellë me ajër shpërtheu në një shkollë fillore në Australi. Sipas raportimeve, disa fëmijë u rrëzuan nga një lartësi prej rreth 10 metra në orën 10.00 të mëngjesit pasi erërat e forta e ngritën strukturën në ajër, sipas policisë.
Fëmijët e lënduar kanë marrë ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes dhe më pas në spital. Ndërkohë, media shtetërore ABC News raportoi se kështjella po përdorej me rastin e një feste që ishte organizuar për festat e fundvitit në shkollë.
Pas ngjarjes së rëndë shkolla u mbyll për pjesën e mbetur të ditës ndërsa prindërit u thirrën më urgjencë që të merrnin fëmijët e tyre. /abcnews.al/
