Prej ditës së sotme Italia blindon kufijtë për të garantuar ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të saj nga infektimi me variante të reja të virusit Covid 19, shton kategoritë e personave që duhet të kryejnë vaksinimin e detyrueshëm e anullon koncertet tradicionale të fundvitit në sheshet e qyteteve të mëdha.

 “Kemi fituar një normalitet që e kemi paguar shtrenjtë me rreth 135 mijë viktima, e do ta mbrojmë fort me të gjitha mjetet që kemi në duar”, ka deklaruar kryeministri italian Mario Draghi në prezantimin e draftit të ri me masa strikte kundër infektimit anti-Covid e që hyjnë në fuqi sot, 16 dhjetor 2021.

Deri më 31 janar 2022, qytetarët e vaksionuar që udhëtojnë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian drejt Italisë duhet të prezantojnë tampon anti-Covid negativ në pikat kufitare, për jo të vaksinuarit që udhëtojnë nga vendet komunitare bëhet i detyrueshëm karantinim 5 ditor e tamponi negativ e rinovohet afatit kohor për masat ndaj qytetarëve ekstrakomunitarë që udhëtojnë drejt Italisë.

Për shtetasit shqiptarë hyrja në territorin italian është e ndaluar deri më 31 janar 2022 e lejohet vetëm për motive pune, studimi, shëndeti e rikthim në banesën e rezidencës në Itali.

Ndër vendimet e qeverisë italiane është dhe reduktimi në 24 orë i vlefshëmrisë së kohës së tamponit të shpejtë që deri më sot ishte 48 orë e reduktimi në 48 orë i vlefshmërisë së tamponit antigjenik që deri më sot ishte 72 orë. 

Ndaj masave të qeverisë Italiane kanë reaguar institucionet europiane, sipas të cilëve ky vendim i Italisë kundërshton vendimin e mëparshëm të tyre për një Green Pass europianë për të gjitha vendet anëtare.

Bashkimi Euopian kërkon shpjegime dhe mungesën e informimit kohor të këtij vendimi që sipas rregullave të stabilizuar duhet të vinte të paktën 48 orë nga hyrja e tyre në fuqi.

Ndërkohë po prej ditës së sotme në Itali ka nisur vaksinimi i fëmijëve nga moshat 5 deri në 11 vjeç e është bërë i detyrueshëm vaksinimi  për trupat ushtarake, forca e rendit e sigurisë kombëtare.

Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka regjistruar një rritje të numrit të personave pozitivë, duke shënuar mbi 23 mijë të infektuar të rinj e 129 viktima.

Kurba pandemike ka preokupuar kryetarët e Bashkisë në mjaft qytete italiane si dhe në kryeqytetin Romë, ku është marrë vendimi për anullimin e koncertit tradicional të fundivitit.

“Ishte gjithçka gati për të festaur fundvitit me një koncert madhështor në Circo massimo e me pjesëmarrjen e artistëve të mëdhenj, por situata pandemike preokupon e për ne mbetet parësore garantimi i ruajtjes së shëndetit të qytetarëve duke evituar grumbullimet, gjë që çon në anullimin e koncertit të madh në natën e ndërrimit të viteve”, ka deklaruar në një komunikim për mediat, këshilltari i kulturës, turizmit e sportit në Bashkinë e  Romës, Alessandro Onorato.