Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Greqi ku një baba ka lënë fëmijën e tij në makinë, për orë të tëra, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Artës, ku babai ka harruar fëmijën e tij në makinë, konkretisht në sediljen e pasme.
Ai është kujtuar pas tre orësh për foshnjën e tij vetëm 5 muajsh dhe kur është kthyer tek makina e ka gjetur fëmijën pa ndjenja.
Foshnja ishte pa ndjenja dhe kishte shkumë nga goja dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Artës ku u konstatua i vdekur.
Ndërkohë foshnja është dërguar në spitalin e Janinës për t’iu bërë autopsia. /abcnews.al