Një rrëshqitje e dheut ka përfunduar në tragjedi në një minierë artizanale ari në Guine të Afrikës Perëndimore. Katastrofa ndodhi ditën e shtunë në provincën e largët  Siguiri, 800 km nga kryeqyteti Conakry.

Rrëshqitja ka marrë jetët e së paku 15 miniatorëve dhe kërkimet për trupa ende po vazhdojnë , bënë të ditur institucionet qeveritare. Ndër të tjera ata shtuan se kanë filluar hetimet.

Trupat e viktimave që janë gjetur nën dhe i përkasin moshës nga 14-40 vjeç, përfshirë ndër to dhe dy gra. Trupat e tyre u gjetën të shtunën në mesnatë dhe u varrosën ditën e sotme në mëngjes në një varr të përbashkët.

Minierat e arit  në Afrikën Perëndimore janë jashtëzakonisht shumë të rrezikshme bëjnë të ditur miniatorët duke shtuar se në një kohë të hskurtër vendi ka përjetuar disa në numër të lartë aksidentesh nëpër miniera , veçanërisht në Guine. Zona e Guinesë  është zona ku më shumë se 20 mijë miniatorë janë zyrtarisht aktivë.

(I.SH/faxweb.al)