15 fëmijë kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas përmbysjes së varkës në një lumë në Sokoto, në veriperëndim të Nigerisë.

Fëmijët, të cilët ishin nga fshati Dudezi, ishin rrugës për të mbledhur dru në pyllin në anën tjetër të lumit Sagari kur varka e tyre e mbingarkuar u përmbys, tha zyrtari administrativ i qarkut Sagari, Aliyu Abubakar, i cili mbikëqyri operacionin e shpëtimit.

“Pesëmbëdhjetë trupa, 13 vajza dhe dy djem, u gjetën nga ekipet lokale të shpëtimit dhe u varrosën në fshat”, tha ai.

Sipas informacioneve, 40 fëmijë ishin në varkë, që do të thotë nuk dihet fati i 25 prej tyre. Sipas Abubakar, fëmijët kalonin lumin çdo mëngjes për të mbledhur dru, të cilin e shisnin në fshat dhe në komunitetet fqinje.

Sokoto është një rajon i largët rural i Nigerisë veriperëndimore dhe një nga më të varfrit. Aksidentet me varkë janë të zakonshme atje, si në pjesën tjetër të Nigerisë.

/abcnews.al