TIRANË-Aldo Bumçi, ish ministër drejtësie në qeverisjen e Sali Berishës gjatë kohës që shpërtheu Gërdeci është marrë ditën e sotme në pyetje nga SPAK. Për më shumë se 1 orë, Bumçi ka dhënë sqarime mbi hetimet për tragjedinë, mes të cilave edhe për shkresën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në cep të së cilës shkruhej “për Shkëlzen Berishën”. Bumçi tregon se ka thënë para prokurorëve se nuk e ka shkruar ai këtë, duke theksuar se është një dokument i falsifikuar e gishtin e drejtoi nga opozita e aso kohe, por pa dhënë emra. Në argumentin e tij, Bumçi thotë se për të folur me Shkëlzen Berishën nuk kishte nevojë që të dërgonte fax nëpërmjet ministrisë së Mbrojtjes me Fatmir Mediun, por fare mirë mund të komunikonte në celular. Në këtë mënyrë, Bumçi thotë se ka qenë një manipulim që erdhi pak para zgjedhjeve të 2019 me qëllim që të implikohej Sali Berisha, nëpërmjet të biriT
Përveç tij, pritet të merret në pyetje edhe ish-ministri i Mbrotjes Fatmir Mediu, si edhe zyrtarë dhe dëshmitarë të tjerë. Nga ana tjetër SPAK ka dërguar në korrik të këtij viti një letërporosi në SHBA, ku kërkohet marrja në pyetje e Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Kalifornia. Kjo sepse me marrjen e tij në pyetje kërkohen informacione lidhur me takimet që ka pasur ai në Shqipëri, kontratën e blerjes së municioneve luftarake dhe lidhjen e tij me ‘Gërdecin’. Ato u kërkojnë hetuesve amerikan që ta pyesin ata për llogari të prokurorëve shqiptar. Diveroli, është ndër personazhet kryesore që i paraprijnë tragjedinë e Gërdecit, që përfitoi një kontratë të majme furnizimi armësh nga Pentagoni, në sajë të mbështetjes direkte nga qeveria Berisha, madje edhe lidhjes me Shkëlzen Berishën dhe bleu municione e fishekë nga Shqipëria për t’ua shitur amerikanëve në Irak e Afganistan.
Pse kërkohet dëshmia e Efraim Diverolit?
Ministrat e Berishës në krye të Mbrojtjes dhe Drejtësisë, Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi vepronin në diktimin e Shkëlzenit për të bërë letrat e biznesit me pasurinë publike, siç ishin municionet. Dy orë pas shpërthimit, ditën e 15 marsit 2008, nga tablatet telefonike rezulton se Fatmir Mediu, telefonatën e parë e zhvillon me pikërisht Shkëlzen Berishën, e cila zgjat 74 sekonda. Gjithashtu, pas shpërthimit, mes personave të parë që u ka telefonuar pronari i “Albademil” Mihal Delijorgji që merrej me demontimit, është Shkëlzen Berisha.
Emri i Sali Berishës dhe i Shkëlzenin përmendej shpesh në bisedat telefonike midis dëshmitarit kyç të Gërdecit, Kosta Trebicka dhe Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Florida. Nga zbardhja e tabulateve telefonike, Efraim Diveroli deklaronte se Berisha dhe Shkëlzeni janë koka e mafies që kontrollonin Gërdecin.
Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.
Gërdeci’ në dyert e gjykatave
Gjykata e Lartë ka rrëzuar pak muaj më parë rekursin e Fatmir Mediut për të mos u hetuar. Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. 14 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu është rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim. Kujtojmë se SPAK tashmë ka rikfilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia. Pjesë e ripyetjes do të jenë edhe ish-zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. Zyrtari i parë që do të merret në pyetje është ish-ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili i shpëtoi gjykimit në vitin 2009 për shkak të imunitetit të deputetit.
lajm ne perditesim….