Familjarët e Ergys Arrazit kanë folur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi u hodh në lumin Buna me 3 fëmijët e saj.
Sipas tyre, Ergysi nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë fëmijët. Ata shprehen se Ergysi dhe Alma, kohët e fundit kanë pasur debate dhe se kjo e fundit merrte ilaçe për gjendjen e rënduar emocionale.
“Jemi të lënduar dhe shokuar , nuk ja falim nuses vendimin fatal që ka ndërrmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Ergysi i kishte pikë të dobët fëmijet, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë, punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë patur debate dhe Alma merrte ilaçe ne ambulatorin e lagjes për gjendje të rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, thanë ata.