jë 25-vjeçare shqiptare e identifikuar si Ambra Seferi ka humbur tragjikisht jetën në Itali. Ngjarja e regjistruar dje, ka ndodhur në qytetin e Barcellona Pozzo di Gotto.
Ajo ra nga kati i tretë i një apartamenti. Fatkeqësisht dëmtimet ishin shumë të rënda për të renë, e cila humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur komunitetin atje.
Ka dyshime se Seferi ka mbetur jashtë shtëpisë së saj pasi dera ishte mbyllur aksidentalisht. Ndërkohë në shtëpi ndodheshin djali i saj 18 muajsh dhe një dy vjeçare , vajza e një shoku. Për t’u rikthyer brenda, gruaja u përpoq të kalonte përmesçatisë, por humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.