Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku një i moshuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është rrëzuar nga pallati.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi me ininciale P.K, 80 vjeç, rreth orës 19:55 të mbrëmjes së sotme te zona e “Ish-Parkut” është rrëzuar nga kati i pestë i pallatit.

Fatkeqësisht i moshuar ka humbur jetën, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarjedhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2023, rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes