Transferimi i Neymat tek PSG në vitin 2017 nga skuadra e Barcelonës është pjesë e një hetimi në Francë.

Dyshimet janë se Ministria e Financave dhe e Taksave Publike në Francë mund të ketë favoriuzuar klubin PSG në lidhje me grumbullimin e taksave.

Për këtë, policia franceze ka kryer disa kontrolle në zyrat e administratës së ministrisë. Mendohet se hetimet për transferimin e Neymar mund të jenë pjesë e një hetimi edhe më të madh.

Kështu të paktën raporton “Mediapart”, ndërsa Ministria e Financave ka refuzuar të jap një koment në lidhje me këtë. Gjithashtu edhe klubi parizien ka hezituar të kthejë një përgjigjje për Reuters.