Është rënduar gjendja psikologjike e 40-vjeçaes nga Korça, e cila akuzohet se ka future në valixhe fëmijën e porsalindur që u gjet i pajetë.

Bëhet me dije se për shkak të gjendjes së rënduar 40-vjeçarja është transferuar ditën e sotme në spitalin e psikiatrik të Elbasanit.

Mësohet se gjendja e saj është tejet e rënduar dhe jashtë realitetit, ndërsa autoritet nuk kanë arritur të mësojnë asgjë për ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë u zbulua një ditë më parë, ku bashkëshorti i 40-vjeçares gjeti në valixhe një të porsalindur të pajetë.