Nuk ka pikë dyshimi se Madonna di si të tërheqë vëmendjen e fansave të saj me postimet në rrjetet sociale dhe me daljet e saj publike. Herë pas here ndjekësit kanë vënë re ndryshimin në paraqitjen e artistes me famë botërore.

Madje, në daljen e saj të fundit në koncertin “Pride”, ku u përfol për veshjen pa të brendshme, nuk kaloi pa u diskutuar edhe për transformimin e fytyrës së saj, ku nuk dukej aspak si Madonna.

Ajo po komentohet gjerësisht për ndërhyrje estetike prej muajsh, por nga ana tjetër ajo në asnjë moment nuk ka pohuar të ketë kryer operacione.

Kujtojmë se para pak kohësh ajo ka bërë tatuazhin e saj të parë! Artistja vendosi të bënte një dedikim për personat më të shtrenjtë të jetës së saj, gjashtë fëmijët.

Madonna është treguar minimaliste dhe ka përjetësuar në kyçin e dorës inicialet e secilit prej fëmijëve, L, R, D M, E, S. Përkatësisht: Lourdes, 24 vjeç, Roço, 20, David, 15, Mercy, 14 dhe binjaket 8-vjeçare, Estere dhe Stella.

Këngëtarja e ndau vetë procesin në llogarinë e saj në Instagram, duke i treguar të gjithëve se ka gjithmonë një herë të parë.

fax