Pamjet e para të Samsung Galaxy Watch 4 janë shpërndarë në internet një ditë para “publikimit zyrtar” në eventin e datës 28 qershor MWC.

91mobiles ka shpërndarë në internet disa renders që tregojnë të gjitha variantet e këtij smartwatch. Me sa duket Watch 4 do tëvijë në 4 ngjyra të ndryshme, bashkë me një ngjyre që duket si Mystic Bronze i Galaxy Note 20, dhe rripa shumëngjyrësh.

Në pjesën e pasme të orës mund të dallohen disa specifika, si përshembill përfshirja e GPS, vlerësimi i fortësisë MIL-TD 810G, rezistenca prej 5ATM në ujë dhe prania e xhamit Gorilla Glass DX+. Ora do të vijë në dy madhësi, 40mm dhe 44mm.

Këto renders të publikuara fillimisht mendoheshin se i përkisnin Galaxy Watch Active, mirëpo ato janë pamjet e Watch 4. Kjo do të thotë se Samsung ka hequr dorë nga “unaza” e rrotullueshme që ka karakterizuar këtë linjë të smartwatch. Besohet se në këtë gjeneratë kompania do të vendosë një sensor BIA për të matur masën dhjamore dhe atë muskulore.

geek room