Është kapur në flagrancë një 19-vjeçar në Sarandë, pasi po transportonte 4 emigrantë në mënyrë të paligjëshme.

Mësohet se i riu i ndihmonte me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt një pagese.

Njoftimi i polici

Punë e pandërprerë policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e dhënies ndihmë kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Kapet në flagrancë, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjet, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 19-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 19 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Çukë-Dritas”, duke transportuar me automjet, kundrejt përfitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al