Per një orë, tre shtëpi në lagjen Kllukot të Tetovës janë përfshitë nga flakët. Sapo kane marrë thirrjen për zjarr, zjarrfikësit e Tetovës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe për gati një orë po luftojnë me flakët për mos lejuar më tej zgjerimin e vatrave të zjarrit.

Informate e para nga terreni, janë se nuk ka dëme në njerëz dhe se janë evakuuar të gjithë banorët përreth, por raportohen dëme të shumta materiale.

Zjarrfikësit ende vijojnë për shuarjen e zjarrit me autobotet e shumtë të ujit, por rrugët e ngushta të lagjes dhe shtëpitë afër njëra tjetrës po vështirësojnë punën e tyre. Në terren kanë dalë edhe operatorët e EVN-së ku kanë bërë shkyçjen e rrymës për të mos rrezikuar jetën e zjarrfikësve ose ndonjë kontakt të zjarrit me rrymën.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarrit, por një grup hetimor ndodhet në vendngjarje për të kuptuar shkaqet.