Home ELBASANI SOT VIDEO/TREGJET AGRO-USHQIMOR NË ELBASAN NË KUSHTE SKANDALOZE

VIDEO/TREGJET AGRO-USHQIMOR NË ELBASAN NË KUSHTE SKANDALOZE

48

Produktet ushqimore shiten në tokë pa asnjë kusht higjeno-sanitar

Këto pamje tregojnë gjendjen e një prej vendeve të përshatur si treg agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit. Siç dëshmohet edhe nga pamjet filmike produktet ushqimore tregëtohen në tokë dhe pa asnjë kusht higjeno-sanitarë.Sipas tregëtarëve që janë të detyruar të shesin këtu kjo situatë vijon prej shumë vitesh pasi edhe pse paguajnë taksën për vendin dhe psë  kanë bërë vazhdimisht kërkesë për një investim edhe minimal deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

 Ata thonë se kjo është e vetmja mundësi që kanë gjetur për të punuar dhe për të siguaruar të ardhura për familjen por këto kushte ia vështirësojnë punën sidomos gjatë temperaturave ekstreme si në dimër ashtu edhe në Verë nga na tjetër rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve pasi blejnë produkte të ekspozuara nga faktorët atmosferik.

Dimri është përpara dhe për këta tregëtarë shitja e prodhimeve do të jetë shumë e vështirë pasi edhe temperaturat ulen ndjeshëm. Thuajse për të gjithë ata të cilët qëndrojnë me orë të tëra këtu kjo është mundësia e vetme për të siguruar të ardhura ndaj edhe institucionet vendore e kanë për detyre t’ju sigurojnë kushtet pasi në fund të ditës tregëtarët paguajnë edhe taksën për vendin.