Llatja: I japim fund tregtisë në rrugë

Tregtarët rom të produkteve të përdorura në Elbasan u ngritën këtë të mërkurë në protestë para institucionit të bashkisë pasi kjo e fundit ndërmori aksionin për lërimin e hapësirave publike. Nga ky aksion janë prekur rreth 80 tragtarë të cilët prej gati 30 vitesh shesin në rrugë për të siguruar mbijetesën. Sipas tyre ambjneti i ri që ka vendosur bashkia ti trasferojë është i papërshtatshëm pasi është një mjedis i izoluar dhe nuk ofron asnjë kusht higjeno- sanitar. Sipas tyre ata me tregtinë në rrugë sigurojnë mbijetesën.

Sapo mbërriti në punë kryebashkiaku Gledian Llatja u përball me tregtarët. Teksa ftoi një përfaqësi të tyre për të biseduar pohoi se aksioni vjen në kuadër të rikthimit të hapësirave publike qytetarëve. Sipas tij tregtarët ishin vënë në dijeni për aksionin e një dite më parë.

Pas takimit me një përfaqësi tregtarësh kryebashkiaku u premtoi dy hapësira për ti përshtatur në treg. Ky vendim shkaktoi reagime të ndryshme nga protestuesit. Të pakënaqurit pas takimit me kryebashkiakun u rikthyen sërish para dyerve të bashkisë në shenjë revolte ndaj vendimit të tij.

Nga ana tjëtër bashkia Elbasan është e vendosur ti japë fund tregtisë në rrugë e cila jo vetëm ofron një imazh negativ per qytetin,por edhe bëhet burim aksidenti në rrugë.

https://youtu.be/3J9OMrBS-LY