Aktorja e njohur për rolet e saj në televizion dhe filma të ndryshëm si “Batman” dhe “In Like Flint” ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Lajmin e hidhur e konfirmoi familja e yllit për “Fox News” duke u shprehur se ajo ndërroi jetë në gusht në Santa Monica, Kaliforni.

Ajo më parë ka qenë e martuar me aktorin fitues të ‘Emmy’ dhe ‘Golden Globes’, Dabney Coleman nga 1961-1984. Ata ndajnë bashkë tre fëmijë: Kelly, Randy dhe Quincy.

Jean është e famshme për paraqitjen e saj në “In Like Flint”, ndërsa në po të njëjtin vit u shfaq në dy episode të “Batman” si Polly.

Rolet e tjera përfshijnë: “Perry Mason”, “The Alfred Hitchcock Hour”, “Hawaii Five-O” dhe më shumë.

Po ashtu, jashtë punës së saj si aktore, Hale iu përkushtua vullnetarizmit me Shoqërinë Amerikane të Kancerit.

Ajo gjithashtu ka punuar për një përshtatje të librit “Tëo Toes – The Coyote Legend of Green River”, i cili u shkrua nga xhaxhai i saj, Preston Q. Hale.

Ajo u shfaq dhe në filma të tjerë duke përfshirë Taggart (1964), Oscar (1966) dhe Masakra e Shën Valentinit (1967) dhe në televizion në Perry Mason , The Alfred Hitchcock Hour , Bonanza , The Fugitive , Hawaii Five -O , Marina e McHale , Marsiani im i preferuar , Heronjtë e Hogan , West Wild and Mod Squad.

icon style