Ndarja e papritur me Khloe Kardashian nuk po e pengon Tristan Thompson që të shprehë publikisht online dashurinë dhe suportin për yllin e televizionit. Pak ditë pasi mediat e huaja konfirmuan lajmin e ndarjes së dyshes, Khloe postoi disa foto me vajzën e saj 3-vjeçare, True, në Instagram. Tristan e pëlqeu menjëherë postimin dhe nuk nguroi të komentonte poshtë fotove.

Ai komentoi vetëm me 2 emoji zemrash të kuqe, që simbolizojnë dashurinë. Por ky koment i basketbollistit u pasua me shumë kritika nga fansa të Khloe Kardashian. Përveç kësaj, Tristan pëlqeu edhe një foto selfie që Khloe postoi në rrjete sociale para pak ditësh.

icon style