Home AKTUALITET Tronditen të gjithë bashkëmoshatarët e Mateos në Fier, prindërit përplasen me drejtoreshën...

Tronditen të gjithë bashkëmoshatarët e Mateos në Fier, prindërit përplasen me drejtoreshën e shkollës: S’kemi garanci!

110

Prindërit e bashkëmoshatarëve të vogëlushit që u vra në mënyrë macabre në Fier, kanë bllokuar makinën e drejtoreshës së shkollës duke kërkuar që fëmijët të shkojnë të përcjellin Mateon në banesën e fundit.

Ata thonë se nuk kanë siguri për vogëlushët e tyre dhe se ky makabritet I ka tronditur jashtë mase.

“Po pres të marr fëmijën dhe të shkojë atje se s’bën, të përcjellim në banesën e fundit. E njihja personin q ë e vrau, kam qenë në Greqi. Nëpërmjet mediave e kam mar vesh këtë rast,

Do e respektoj atë fëmijë, të marr djalin e të ikim në varrim”-tha një nga prindërit.

“Në orën 10 kam mesazhin që kanë pasur për të mbaruar mësim. Krim është, nuk kemi shtet. Ka qenë tërë natën pa gjumë, I ka thënë mamasë të vijë babi të më marrë”-tha një tjetër.