Sergio Aguero mund të detyrohet të lërë futbollin për shkak të problemit të tij në zemër, sipas një informacioni shokues që vjen nga Spanja.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Manchester City pati probleme me frymëmarrjen teksa luante për klubin e ri të Barcelonës kundër Alaves në “Nou Camp” muajin e kaluar.
33-vjeçari u dërgua në spital për analiza të zemrës dhe nuk do të luajë më për të paktën tre muajt e ardhshëm, ndërkohë që do të kryhen ekzaminimet e mëtejshme.
Megjithatë, emisioni ‘El Matí’ i Catalunya Ràdio pretendon se patologjia e argjentinasit është më e ndërlikuar sesa pritej. Dhe ata deklarojnë se gjendja e tij mund ta detyrojë atë të ndalojë së luajturi fare.
Ky raport i fundit thotë se ‘rezonancat mjekësore dhe testet e stresit që ai i është nënshtruar ditëve të fundit po detajojnë se problemi i zemrës është më serioz se ç’ishte vlerësuar fillimisht’.
Dhe kjo mund të bëjë që Aguero të jetë ‘i papajtueshëm’ me futbollin profesionist ‘në një nivel të kërkuar nga Barcelona’.
Asnjë koment zyrtar nuk është bërë në lidhje me gjendjen e Agueros nga klubi.