Një punonjës policie i ka dhënë fund jetës mesditën e së hënës në Selanik.

Sipas informacioneve të protothema.gr, bëhet fjalë për një polic 40-vjeçar, i cili ka qëlluar veten në makinën e tij, e cila ndodhej e parkuar në rrugën Monastiriou, pak metra larg Komisariatit të Policisë.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 13:00. Në këtë moment zona është rrethuar nga forcat e policisë të cilat kanë shkuar në vendngjarje.