Dy shpërthime me lëndë plasëse kanë ndodhur gjatë natës në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se shpërthimet janë dëgjuar në të njëjtën kohë, fillimisht në një objekt tregtar në qendër në Shkodër në afërsi të prefekturës, në zonën e pedonales dhe shpërthimi i dytë në një supermarket në zonën e Rrugës.

Ndër të tjera mësohet se shpërthimet kanë ndodhur në objektin në pronësi të ish kandidatit për kryetar Bashkie Xhemal Bushati.