Dy shpërthime tritoli janë raportuar ditën e sotme. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë orëve të para të mëngjesit, në rrugën “3 Dëshmorët”në kryeqytet, në afërsi të banesës së shtetasit A.A, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, pa shkaktuar dëme.

Gjithashtu, sërish ditën e sotme, në rrugën Kujtesa” në Kamzë, para banesës së shtetasit M. Z., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës

albsig

Njoftimi i plotë:

Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “3 Dëshmorët”, në afërsi të banesës së shtetasit A. A., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, pa shkaktuar dëme. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Kujtesa” në Kamzë, para banesës së shtetasit M. Z., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.