Home AKTUALITET Tropojë/Një minator ka humbur jetën ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të...

Tropojë/Një minator ka humbur jetën ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur

37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një galeri kromi në Tropojë ku një minator ka humbur jetën ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se është shembur galeria duke sjellë edhe bilancin tragjik.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe forcat zjarrfikëse, për t’ju ardhur në ndihmë dy minatorëve të tjerë që kanë mbetur të bllokuar.

Njoftimi:

Tropojë/ Informacion paraprak

Më datë 19.03.2022, rreth orës 11:55, në fshatin Lajthizë është shembur një galeri, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë dhe dyshohet se brenda saj janë bllokuar dhe dy punonjës.

Grupi hetimore dhe ambulaca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’ju ardhur në ndihmë personave të bllokuar.