Grupi elitar i ushtrisë së Ukrainës, të cilësuar si “Ujqërit” kanë publikuar së fundmi disa pamje të rënda nga aksionet e tyre kundër pushtuesve rus.
Në këto pamje shihen ushtarë të vrarë, tanke dhe makineri luftë të shkrumbuara, ndërsa “Ujqërit” betohen për hakmarrje.
Në muajin që kur Moska pushtoi Ukrainën, ajo ka humbur rreth 15,800 ushtarakë, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës shtoi se të dhënat po përditësohen dhe nuk mund të verifikohen për shkak të armiqësive intensive./Abcnews.al/