Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli në Tiranë. Burime bëjnë me dije se viktima është gjetur i pajetë nga i vëllai i tij, ndërkohë që paraprakisht raportohet se nuk ka pasur shenja dhune në trup.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.03.2022, në një hotel në rrugën “Frosina Plaku”, nga vëllai i tij, është gjetur në  dhomë, pa shenja jete, shtetasi Sh. A., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.