Trupat ruse thuhet se kanë pushtuar qytetin lindor të Ukrainës , Kreminna, teksa autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve në rajonet Donetsk dhe Luhansk që të evakuohen.
Aktualisht, kontrolli mbi qytetin e Kreminnës është i humbur, luftimet në rrugë po zhvillohen”, tha guvernatori rajonal i Luhansk, Sergiy Gaiday në një deklaratë në kanalin e tij zyrtar Telegram të hënën mbrëma.
“Rusët qëlluan për vdekje njerëz që përpiqeshin të largoheshin nga Kremina. Hapën zjarr ndaj një makine me civilë. Katër persona kanë vdekur”, shtoi ai, duke pretenduar se katër persona ishin vrarë teksa po përpiqeshin të evakuoheshin me automjetet e tyre.
Shtëpitë, ndërtesat, një kompleks sportiv dhe objekte të tjera u shkatërruan gjithashtu si rezultat i bombardimeve në qytet. Sulme pati dhe në qytetet e afërta Rubizne dhe Lysychansk .
Në Lysychansk, ndërtesa e departamentit rajonal të policisë patrulluese u shkatërrua, duke shkaktuar dhe plagosjen e 6 policëve, shkruan The Guardian.