Pas tsunamit të së shtunës, miqtë dhe familja e një gruaje britanike kanë ngritur policinë në këmbë duke thënë se ajo rezulton e zhdukur.

Grupi i kërkimit po kryen kontrolle në zonë për gjetjen e Angela 50vjeç bashkë me qentë e saj.

Në bregun perëndimor të ishullit kryesor Tongatapu e gjithë sipërfaqja ka mbetur e mbuluar nga një shtresë hiri.

Sipas BBC, mësohet se gruaja doli nga shtëpia për të shkuar tek nëna e saj dhe për ta marrë pak para tsunamit shkatërrimtar.

Cunami që goditi Tongatapu u shkaktua nga shpërthimi i një vullkani të madh nënujor të shtunën. Shpërthimi mund të dëgjohej më shumë se 1000 milje larg në Zelandën e Re.

Deri më tani thuhet se janë prekur rreth 80,000 njerëz në ishuj nga katastrofa, por akoma asnjë viktimë.

Angela ka punuar më parë në industrinë e reklamave në Londër. Profilet e saj në mediat sociale sugjerojnë se ajo është rritur në Brighton përpara se të fillonte një jetë të re në vendin ishullor të Paqësorit rreth vitit 2015.

Raportet e kaluara të medias e identifikojnë atë si nënkryetare të Shoqërisë së Mirëqenies së Kafshëve Tonga, e cila u themelua në vitin 2020 për të ofruar kujdes bazë për kafshët në një komb që nuk ka veterinerë të kualifikuar.