Në Moskë janë mbledhur mijëra njerëz në stadiumin Luzhniki për një miting-koncert që shënon një vjetorin e luftës dhe Ditën e “Mbrojtësve të Atdheut”.

Vladimir Putin pritet të marrë pjesë dhe të mbajë një fjalim më vonë.

Moska Times raporton se një institucion qeveritar detyroi 70% të punëtorëve të tij të shkonin në tubimin e sotëm pro luftës, ku organizatorët kanë premtuar gjithashtu të shpërndajnë ushqime  dhe flamuj rusë për të pranishmit.

“Të jem i sinqertë, mendoj se është absurde. Ne duhet të ikim dhe nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Autoritetet po e përdorin atë si një mjet propagande për t’u dukur në sytë e patriotëve dhe atyre që shikojnë TV.