Një turiste ka humbur jetën dhe tre të tjera u plagosën kur një kalim i xhamtë panoramik u thye papritur në një park pyjor të Indonezisë.

Ura 10 metra e lartë Geong u thye papritur mëngjesin e djeshëm teksa 10 turistë nga rajoni i Javës qendrore po e vizitonin.

Viktima fatkeqe ra përmes çarjes së papritur të xhamit bashkë me dy të tjera që arritën të kapeshin në anët e urës duke shmangur rënien.

Turistë të tjerë i erdhën atyre shpejt në ndihmë per t’i ngritur, ndërsa gruaja e rënë poshtë nuk arriti të mbijetonte.

Incidenti tragjik ishte regjistruar në kamera ndërsa raportimet thonin se zyrtarët kishin neglizhuar ankesat për sigurinë e kalimtareve të urës.

Policia tha se po heton pretendimet e neglizhencës së stafit të parkut ndaj sigurisë së vizitorëve.

Ekop Purnomo, kreu i parkut të pishave Limpakuwus ku ndodhi ngjarja, tha se ura ishte hapur në prill dhe se po kryhen vlerësimet e sigurisë së saj.

Siç rezultoi, ankesa për sigurinë e kalimit turistik ishin ngritur nga vizitorët në park dhe në rrjetet sociale.

Parku mbetet i mbyllur në vijim të hetimeve.

FOTO GALERI

1/5

Ura 10 metra e lartë Geong u thye papritur mëngjesin e djeshë