Së fundmi Twitter ka filluar të punojë rreth reagimeve të reja me upvote ose downvote për tweet-et duke shoqëruar kështu shërbimet Retweet dhe Reply. Në këtë testim po marrin pjesë një grup shumë i vogël përdoruesish të iOS, të cilët sapo e vunë re këtë ndryshim filluan ta publikonin.
Twitter shpjegon se përdoruesit e iOS mund të shohin një buton upvote dhe downvote në disa stile të ndryshme, si përshembull shigjeta të drejtuara lart dhe poshtë, një ikonë zemre dhe një shigjetë poshtë ose ikona thumbs up dhe thumbs down dhe po teston këtë shërbim për të kuptuar se cilat përgjigjje janë të rëndësishme në një bisedë.
Ndërkohë që Twitter nuk ka treguar nëse planifikon të shtojë votimin me shigjeta lart dhe poshtë në mënyrë të përhershme ose renditjen e tweet-eve në bazë të tyre, ata mund të inspirohen nga Reddit, i cili përdor këtë votim prej kohesh për të shfaqur komentet më të pëlqyera në një subreddit.
Për momentin votimet në Twitter nuk do të ndikojnë në rradhitjen e tweet-eve. Drejtuesi i produktit në Twitter, Kayvon Beykpour tha më parë se kompania kishte në plan me prioritet të lartë ofrimin e një shërbimi “dislike” gjatë vitit të kaluar.
geek