Zjarr në fshatin Mbreshtan, digjen 2 ha me shkurre e ferra dhe rreth 40 pemë me ullinj. Zjarrëfikësit në zonë, ende ka vatra të ngrohta zjarri në zonën kodrinore.

2 ha me shkurre,ferra dhe rreth 40 rrënjë ullinj në fshatin Malinat në Berat,janë përfshirë nga flakët mesditën e sotme.Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave të zonës kodrinore të fshatit,por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjithë pjesën kodrinore të zonës.

Flakët e zjarrit,jo vetëm që përfshinë ferra e shkurre por përparuan me shpejtësi edhe drejt pemëve me ullinj.Falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse,flakët e zjarrit janë lokalizuar shpejt,ndërkohë që në zonë raportohet se ka ende shumë vatra të nxehta që po mbahen nën kontrroll.

Për shkak të terrenit të vështirë kodrinor,futja e mjeteve zjarrëfikëse në zonën e zjarrit ishte e pamundur dhe fikja u krye me mjete rrethanore.

Si pasojë e zjarrit raportohet se është djegur një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre e ferra si dhe rreth 40 pemë me ullinj.

Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat, por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit situatën.