Edhe këtë të martë, tymi ka mbuluar qytetin e Elbasanit, pasi një zjarr gjigand përfshiu pikën e grumbullit të skrapit Kurum, në zonën e ish Metalurgjikut.
Nga pamjet e siguruara shihet se në pikën e skrapit ka ende tym. Ndërkaq, në vengjarje ka shkuar edhe shefi i Emergjencave Civile, Haki Cako.
Zjarri ra ditën e hënë, teksa sipas dyshimeve paraprake, mendohet se u shkaktua nga plasja e një baterie në thellësi të skrapit./abcnews.al