Efektivja e Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani, e cila u aksidentua në Tiranë, ka nevojë për gjak. Mësohet se Kostani ndodhet e shtruar në Spitalin e Traumes. Ajo ka pësuar fraktura të mëdha në trup për shkak të aksidentit dhe bluzat e bardha kanë bërë me dije se e reja ka nevojë për gjak. Nuk dihen detaje lidhur me grupin e gjakut që i nevojitet.

Anisa Kostani, efektivja e Policisë së Elbasanit u përfshi në një aksident gjatë mbrëmjes së kaluar në Tiranë. Ajo ishte pasagjere në një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga Ravier Durra pa patentë, i cili është përplasur me një tjetër automjet tip “BMë” që drejtohej nga Kristofor Duka dhe nga goditja, janë përplasur dhe me trafikndarësen.


Durra është vënë në pranga. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë mosrespektimi i distancës së sigurisë nga mjeti që Kostani ishte pasagjere.

Lapsi