Mbërrin në Gjykatën e Posaçme, gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka e cila është vënën nën akuzë nga SPAK për korrupsion.

Gjyqtarja Zamira Vyshka shtë parë e shoqëruar me dy efektivë dy efektivë, ndërsa mban të veshur një fustan të gjatë.

Sipas hetimeve, ka të bëjë për një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë, ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtares Zamira Vyshka një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.

Një aksion i fuqishëm është ndërmarrë dy ditë më parë në Elbasan me urdhër të SPAK-ut. Pas kontrolleve në qytetin e Elbasanit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka bërë me dije se tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për korrupsion.

Sipas njoftimit të SPAK mësohet se Ilir Pashaj me detyrë avokat si dhe shtetasit Taulant Ramollari dhe Xhulio Musaj janë arrestuar, ndërkohë për gjyqtaren Zamira Vyshkaj është “Arrest në shtëpi”. Pashaj dhe Vyshkaj kishin marrë një shumë prej 4 milionë lekësh të reja nga familjarët e një prej të arrestuarve me qëllim favorizimin në caktimin e masës së dënimit.