Gjykata ka lënë në burg ish-drejtorin n RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe dy vartësit e tij, Julian Tapia dhe Ervin Murajn.
Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me tenderin RTSH AGRO.
Avokati Metalia kërkoi masë më të butë për Gëllçin, i cili i ka mohuar të gjitha akuzat që janë ngritur nga SPAK për shpërdorim detyre.
HETIMI I SPAK
Sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Tenderi është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimi, ndërsa për blerjen e pajisjeve me vlerë 86. 908 550, 00 lekë. Në 2021 TVSH Agro ka dalë në prova teknike. Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.