Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka është hetuar nga Vettingu që nga Dhjetori i vitit 2020.
Vyshka më herët është denoncuar nga ish-shefi policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema me argumentin se ka favorizuar në një proces gjyqësor fisin Çapja, duke nxjerrë të pafajshëm Sokol Çapjan, vendim ky që është marë në vitin 1998.

Sa i përket pasurisë , gjyqtarja Zamira Vyshka duket se noton në pasuri si troje, objekte banimi, godina të ndryshme, toka bujqësore e të tjera.

Sipas pas saj këto patundshmëri që ndodhen në Elbasan, i ka përfituar nga trashëgimia.
Një pjesë të madhe të patundshmërisë, deri në vitin 2016, rezulton se i ka të paregjistruara në hipotekë.
Të ardhurat e saj përveç se nga paga burojnë edhe nga dhënia me qira e pronave.

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Zamira Vyshka.

Viti 2003

Shtëpi banimi me vlerë 5 milion lekë, dhuruar nga babai.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 0, 563 milion lekë.

Viti 2004

Shtëpi banimi, dy katëshe me vlerë 5 milion lekë, dhuruar nga babai.
Shtëpi banimi, tre katëshe, me vlerë 10 milion lekë.
Truall 100, ku zotëron ½.
Sipërfaqe ullishte ku zotëron ½.
Truall 166, ku zotëron ½.
Kursime 1 829 432 99 lekë.
Kursime 20 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 77 000 lekë.

Viti 2005

1/5 e truallit 338.6 m2 me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 390 m2 me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 472 me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 24 m2 me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e tokës bujqësore 13 000 me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 140 m2, me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 500 m2, me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 160 m2, me vlerë 30 000 lekë.
1 milion lekë kesh të deklaruara në vitin 2003.
Kesh në shtëpi,1 829 432 99 lekë.
Kursime, 1 500 000 lekë. Të gjitha këto pasuri janë përfituar nga trashëgimia.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 865 469 lekë.

Viti 2006

Blerë tokë arë 300 m2 me vlerë 2 100 000 lekë.
Mbyllur depozita bankare me vlerë 20 642 dollarë amerikan.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 002 840 lekë.

Viti 2007

Shitur banesë trekatëshe me truall 114 m2, me vlerë 5 900 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 810 783 lekë.

Viti 2008

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 052 524 lekë.

Viti 2009

Nga sip 3000 m2, tokë arë, ka këmbyer sip 500 m2 me 628.88 m2 objekt, 2 kate.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 007 811 lekë.

Viti 2009

Nga sip 3000 m2, tokë arë, ka këmbyer sip 500 m2 me 628.88 m2 objekt, 2 kate.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 007 811 lekë.

Viti 2010

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 355 518 lekë.

Viti 2011

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 397 000 lekë.
Kredi 3 000 000 lekë. Pa shlyer 2 900 691 67 lekë.

Viti 2012

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 151 776 lekë.
Kredi 3 000 000 lekë. Pa shlyer 2 799 911 lekë.

Viti 2013

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 426 279 lekë.
Kredi 3 000 000 lekë. Pa shlyer 2 688 400 lekë.

Viti 2014

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 374 871 lekë.
Kredi 3 000 000 lekë. Pa shlyer 2 573 039 lekë.

Viti 2016

Pasuri të paregjistruara në hipotekë.
1/3 e trulli 740 m2.
4/8 e sip 147.3 m2, sip 81.3 m2 dhe sip 243.4 m2.
4/8 e sip 24 m2, sip.338.6 m2 e cila rrjedh nga pasuria me sip 710 m2.
4/8 e sip 3 144 m2, sip 6 000 m2, sip 1 0000m2, sip 2856 m2, që në total janë 13 000 m2.
4/8 e sip. 390 m2 dhe truall 476 m2.
4/8 e e truallit me sip 390 m2, sip 140 m2, sip 500 m2, me sip 160 m2 dhe e drejtë kompesimi me vlerë e tokës arë me sip 7 960 m2.
Troje të zëna me banesa, dyqane e garazhe private të ndërtuara pas vitit 1991.
Pasuri e dhënë me qira
Ndërtesë me trull me sip objekti 1257.76 m2 dhe sip trualli 4900 m2 në bashkëpronësi. Pjesërisht është dhënë me qira, me vlerë 408 000 lekë.
Depozitë bankare më vlerë, 10 029 432 lekë.
Llogari bankare me vlerë 29 857 92 lekë.
Investuar në obligacione me afat 2 vjeçar, 10 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 476 772 lekë.

Viti 2017

Depozitë bankare 1 570 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 247 750 lekë.
Mbyllur llogaria bankare me vlerë 29 857 92 lekë.
Hapur llogari bankare me vlerë 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 509 104 lekë.

Viti 2018

Mbyllur llogari bankare me vlerë 1 570 000 lekë.
Hapur llogari bankare me vlerë 2 840 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 22 686 25 lekë.
Të ardhura nga qiraja e objektit, 400 000 lekë.
Kursime nga paga 600 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 273 550 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 543 012 lekë. /CNA.al